Pak kohë më aktorja dhe moderatorja, Rudina Dembacajt është ndarë nga bashkëshorti i saj Aleksandër Varfaj. Lajm që u konfirmuan edhe nga vetë Rudina. Aktorja e pranoi publikisht se ajo dhe bashkëshorti, Aleksi po divorcoheshin.

Por edhe pse të ndarë ata ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë pasi ata kanë një vajzë të mrekullueshme, Viktorian. Ditën e djeshme Rudina dhe Aleksi janë ribashkuar për arsyen më të rëndësishme sepse vogëlushja e tyre, Viktoria feston ditëlindjen. Ata kanë postuar të njëjtën foto në rrjetet sociale.

Të tre, si një familje kanë realizuar një foto të mrekullueshme. Viktoria shfaqet e veshur me fustan si princeshë ndërsa mami dhe babi i dhurojnë nga një puthje.

“Viktoria, e bukura jonë! Sot ti bën 3 vjeç, 3 vite drite e lumturi për ne. I lutemi Zotit të jemi gjithmonë pranë teje, vetëm për të të parë të rritesh e lumtur. Nga gjithë gjërat e kësaj bote e vetmja gjë qe nuk do të mungojë kurrë është dashuria. Të duam shumë!!!”- shkruan ish-bashkëshorti i Rudina Dembacaj.

MUND TË JU PËLQEJNË