Rasti i ariut të Prizrenit ka marrë hov të madh ditëve të fundit në opinionin publik. Gjatë ditës së djeshme, Drejtorati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti përmes një vendimi dha urdhrin që kjo kafshë e rrallë të vritet, pasi gjendet në arrati dhe konsiderohet ‘inidivid’ i rrezikshëm.

Megjithatë, vendimi u konsiderua shumë skandaloz, jo vetëm nga qëllimi por edhe nga përmbajtja. Pati reagime të shumta gjithandej, duke bërë apel që ariu, si pasuri kombëtare të mos vritet.

Edhe deputetja e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi është bërë me ariun. Ajo në Facebook ka publikuar një fotografi ku shkruan:

‘Unë jam me arushën’.Në vendimin të marrë nga Drejtoriati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti, shkruhet se ariu i cili është parë në Prizren, shpallet “Kafshë përkohësisht dëmtuese duke u lejuar vrasja e saj/tij.

MUND TË JU PËLQEJNË