Tërmeti i rëndë që tronditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, la pas shumë viktima dhe rrënjosi një dhimbje të madhe në zemrat e njerëzve.

Dy ndër viktimat janë nëna 30-vjeçare, Diene dhe e bija, Esiela, 8-vjeçare. Historia e tyre e trishtë ka shkundur zemrat e njerëzve, aq sa dhe mediat e huaja kanë shkruar për to.

Para pesë vitesh, Diene kishte humbur dhe të shoqin, e tërë këtë kohë ajo kishte mbijetuar mes vuajtjesh vetëm për vogëlushen. Ekipet e shpëtimit e gjetën Esielën të vdekur nën rrënoja, ndërkohë që e ëma doli e gjallë nga aty, por humbi jetën më pas në spital duke ndjekur kështu burrin e saj dhe të bijën.

Historia e tyre bëhet akoma më rrëqethese, pasi familjarët kanë kërkuar që në ditën e varrimit, Diene dhe Esiela të japin lamtumirën e fundit të veshura me fustane nuserie. Lajmin e ka bërë të ditur Amarda Toska, e cila plot dhimbje ka shkruar:‘Shume here kam derdhur lot gezimi dhe mallengjimi kur kemi percjelle vajza me fustane nuserie. Kurre nuk ma merrte mendja qe mund te derdhja lot dhimbjeje si sot per te bukurat Diena dhe Esiela.

Ne filialin tone ne durres erdhen disa kliente dhe bene nje kerekese rënqethëse… Dy fustane nusesh per dy vajza qe do i thone lamtumire te gjitheve ne diten e varrimit te tyre.
Ishin familjaret e Diena dhe Esiela Karanxhaj. 30 dhe 9 vjeç. Nëna dhe vajza që humbën jetën nga tërmeti.

Nuk mund ta imagjinoj dot si mund të ndihet babai i Dienës, i cili humbi vajzën, mbesën dhe akoma pret që të nxirret trupi i të shoqes nga rrënojat.

Fustanet e bardha sot ato nuk i veshin per tu bere nuse por per tu bere engjej qe do na shohin nga atje lart dhe kjo ma thyen zemren. Zot jepu force te perballojne dhimbjen e madhe qe fati ua dhuroi!!!”

MUND TË JU PËLQEJNË