Pronari i banesës në të cilën kishte jetuar 75-vjeçarja e cila ia mori jetën me thik 7-vjeçarit kosovar në Bazel, ka folur rreth qiramarrëses së tij, për të cilën edhe më tutje dihet shumë pak, siç nuk dihen as arsyet që e çuan në vrasjen e Iliasit derisa po kthehej nga shkolla.

Zvicra është tronditur të enjten kur 7-vjecari nga Kosova që jetonte në Bazel me familjen e tij, u gjend i prerë në qafë.

Një 75-vjecare u arrestua nën dyshimet se ajo ka kryer krimin.

E moshuara zvicerane kishte pranuar se ka kryer krimin, ndërsa motivet nuk dihen.

Qiradhënësi i të 75-vjecarës ka thënë se ajo nuk është vërejtur shumë dhe ka jetuar jetë modeste, transmeton Express.

Shtatëdhjetepesë vjeçarja, e cila gjendet në paraburgim, ka jetuar për shumë vjet rreth një kilometër larg vendit të krimit.

Verën e kaluar ajo është zhvendosur nga banesa, shkruan gazeta zvicerane, 20 minuten. Pronari i banesës e ka përshkruar ish-qiramarrësen e tij, e cila edhe më tutje është një mister.

MUND TË JU PËLQEJNË