Deri sa burri im e vendosi një grua tjetër në shtëpi, unë nuk e dija çka është xhelozia, tani po më merr jetën.

Unë jam 55-vjeçare kurse burri im është 57- vjeçar. Ne u ndamë katër vite më parë pas 30 viteve martesë, dhe ai kishte disa kriza të vogla, raporton “The Sun”.

Ai filloi të bëhej i ashpër dhe arrogant. Ai refuzoi të ndryshonte, kështu në fund e lashë atë me mendimin që ne ishim në një pushim deri sa gjërat të qetësoheshin.

Një ditë kur po bëja pazar, pashë burrin tim me një grua tjetër. I pyeta disa shokë të përbashkët që kishim dhe ata konfirmuan që burri im po kalonte kohë me dikë tjetër.

Kur e pyeta burrin tim, ai tha që ajo kishte një trup të bukur dhe ai kishte rënë në dashuri me të. Ajo është 40-vjeçare dhe bionde.

Kjo është koha kur unë u bëra shumë xheloze. Ajo erdhi në klasën time të Zumbas dhe unë largohesha që të mos kisha kontakte më të.

Pas gjashtë muajve burri im më tregoi që gjërat mes tyre po shkonin shumë mirë dhe më kërkoi që të largohem nga jeta e tij.

Por ne u bëmë përsëri së bashku dhe gjërat mes nesh po shkojnë shumë mirë. Por nuk mund ta pranoj faktin që ajo ka jetuar në shtëpinë ton dhe që ka përdorur gjërat tona. Ajo dëshironte jetën tonë dhe burri im e lejoi atë.

E di duhet ta ndalojë këtë sepse është jo e shëndetshme për lidhjen tonë.

 

MUND TË JU PËLQEJNË