Vetëm një herë ka pasur rrahje reale brenda LDK-së dhe ai ishte Kuvendi zgjedhor, në të cilin u shkëputë një fraksion i kësaj partie, kur Nexhat Daci u zgjodh kryetar i LDD-së, shkruan “Kosovarja”.

Çka po ndodhë tani me LDK-në?
Është bërë sindrom rrahja në kuvendet zgjedhore të degëve e nëndegëve të kësaj partie dhe atë pa asnjë arsye!

Meqë, as vetë kreu i LDK-së nuk ka dal me vlerësime përfundimtare pse po rrahën në LDK, është vështirë të thuhen arsyet e plota. Por, sipas presupozimeve janë tri arsye pse kjo gjë po ndodhë në këtë parti:

E para është dora e huaj në këtë parti!
E dyta është mundësia që klani i vjetër po e pengon brezin e ri të vjen në krye të LDK-së, duke filluar nga kandidaturat për kryetar të Prishtinës.
E treta mund të jetë frika e bashkëpunimit të LDK-së me “Vetëvendosjen”, që mund të reflektojë shumicën votuese për ta bërë qeverinë e ardhme!

Në çdo variant të këtyre arsyeve, ka bazë reale të dyshohet se dora e partive të tjera është futur në LDK për ta degraduar këtë parti dhe për ta quar atë sa më larg elektoratit votues.

Nëse përjashtohen këto supozime, si arsye të rrahjes në LDK, atëherë është edhe një e vërtetë reale se LDK-ja është parti pa lider të duhur aktual!

Isa Mustafa është me probleme shëndetësore dhe sado të jetë më i duhuri për këtë parti, nuk ka mundësi ta jep më të mirën për interesin e kësaj partie!

LDK-ja udhëhiqet nga një grupim njerëzish që i përkasin së kaluarës, e tillë çfarë ishte ajo…

Sot rrethi i Isa Mustafës vendosë në LDK, por është edhe një rreth tjetër që nuk mund të vendosë në LDK, e ai është rrethi shumëfish më kualitativ se ky që merr vendime.

E, ai është rrethi i dytë, i cili nuk e koritë as LDK-në e as shtetin, por as ata që po synojnë të vijnë për të marrë përgjegjësi në LDK nuk e degradojnë LDK-në aktuale.

Këtë parti nuk po e degradon aktualisht asgjë më shumë se klani rreth Isa Mustafës, prandaj është në interes të popullit, të shtetit dhe të kësaj partie që të krijojë një standard, duke u hapur rrugë më të mirëve të vijnë në krye.

Nuk është gabim që rrethi i dytë i LDK-së t’i merr gjërat në dorë për këtë parti, sepse ai e ka kapacitetin të bashkëpunojë me të rinjtë, e që do të vijnë edhe ashtu në krye të partisë dhe shtetit. Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË