Së fundmi Robert Berisha ishte i ftuar në një emision televiziv në Shqipëri.

Mes shumë pyetjeve që Robertit i bëri moderatori i emisionit, ishte dhe një pyetje pak sa më e “egër” ku e detyroi të thoshte pa u menduar emart e katër këngëtareve me të cilat nuk do të bashkëpunonte ai kurrë.

Roberti u përgjigj si e deshi “loja” e emisionit, duke përmendur nga 4 ëngëtaret edhe Remzie Osmanin.

Nuk dihet akoma nëse Roberti dhe Remzia kanë raporte jo të mira kolegiale, apo ndoshta këtë emër të saj e tha Berisha vetëm se duhej të mbushej numri i kërkuar i këngëtareve me të cilat nuk do bashkëpunonte kurrë.

Ndër to ishte edhe Tuna e Tayna, për të parën Roberti më pas tha se do të ishte një bashkëpunim interesant, ndërsa këtë të fundit nuk e komentoi fare.

MUND TË JU PËLQEJNË