Rita Ora ka reaguar pasi ka marrë vesh lajmet për tragjedinë që po përjeton Shqipëria.

Edhe këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka shprehur pikëllimin e saj për tërmetet që kanë prekur shumë njerëz dhe ka marrë edhe jetë njerëzish në Shqipëri.

Rita po bën pak pushim nga festimet e ditëlindjes, për të ndarë pikëllimin për popullin e saj, ndërsa edhe ka bërë një postim ku mbi flamurin kombëtar shqiptar shkruan: “Zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti“, ndërsa edhe përdor ‘hashtagun’ që po qarkullon në rrjetet sociale, “#LutemipërShqipërinë“.

Rita është duke festuar sot 29 vjetorin e lindjes, me miqtë dhe familjarët e saj në një vend të bukur.

Deri tani raportohet për deri 18 viktima nga shumë tërmete që kanë goditur Shqipërinë, saktësisht Durrësin, ndërsa tërmeti më i lartë ishte 6.4 ballë dhe është ndjerë edhe në territorin e Kosovës.

MUND TË JU PËLQEJNË