Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Përfaqësitë Shqiptare në botë, është duke punuar për të mundësuar rikthimin e qytetarëve shqiptarë që kanë ngelur të bllokuar në vende të ndryshme të botës, si pasojë e mbylljes së kufijve nga COVID-19.

Teksa ka publikuar numrat e kontaktit, MEPJ thekson se ka disa orare kur mund të telefonohet.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët janë bllokuar jashtë Shqipërisë, për shkak të mbylljes së kufijve tokësorë dhe ajrorë, dhe që kanë nevojë për ndihmë 🆘 apo informacion ℹ️, të telefonojnë 📞ose të çojnë një sms në aplikacionin WhatsApp, edhe në numrat e vënë në dispozicion për emergjencat nga vetë MEPJ.

Numrat e vendosur në dispozicion mund t’i kontaktoni nga ora ⏰ 08:00-20:00.

Vetëm SMS ose “WhatsApp” – nga ora ⏰20:00-08:00

📞 00355694045493

📞 00355694045487

📞 00355694045492

📞 00355694045494

📞 00355694045489

📞 00355694045486

📞 00355694045490

📞 00355694045491

📞 00355694045485

📞 00355694045488

Ata që do u mundësohet rikthimi janë sipas ministrisë personat në kategoritë më poshtë:

👉 Qytetarët shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku ata tashmë janë bllokuar;

👉 Studentët shqiptarë në vendet ku ata studiojnë dhe

👉 Rastet humanitare.

Për të gjithë qytetarët që ndodhen në këto kushte, dhe kanë nevojë për ndihmë 🆘 apo informacionℹ️, telefononi📞 në numrat e vënë në dispozicion për emergjencat.

MUND TË JU PËLQEJNË