Pothuajse tre vite pas pajtimit me bashkëshortin e saj Brian Austin Green , Megan Fox thuhet se ka hequr dorë nga divorci.

Aktorja 32 vjeçare, kishte paraqitur divorcin në vitin 2015 pas pesë vitesh martese me Green, duke përmendur dallimet e papajtueshme. Pastaj të dy ata njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tretë së bashku duke ndikuar në pajtimin e tyre.

Sipas dokumenteve të paraqitura në Los Angeles të enjten ‘The Blas’ njofton se Fox kërkoi ndërprerjen e divorcit.

Fox dhe Green janë prindër të tre fëmijëve, Noah Shannon , 6 vjeç, Bodhi Ransom , 5 dhe Journey River , 2, Green është gjithashtu baba i djalit Kassius , 17 vjeç, nga një marrëdhënie e mëparshme.

Pas divorcit të vitit 2015, një burim i afërt me aktorët tha se kishin mosmarrëveshje rreth asaj se si të balancojnë jetën familjare me punën.

“Kishte disa konflikte që çuan në divorc, Megan ka punuar shumë vitin e kaluar dhe vazhdon të punojë shumë. Kur ajo është larg, Brian qëndron me fëmijët. Para se të paraqiteshin për divorc, ata kishin mosmarrëveshje në lidhje me këtë situate” deklaroj ky burim.

Ndryshe, kohe më parë ‘The Hollywood Reporter’ raportoj se çifti për herë të parë do të jenë pjesë e një projekti filmik të përbashkët.

MUND TË JU PËLQEJNË