Alketa ka pranuar thumb nga Rezarti.

Prezantimi i Alketa Vejsiut në “Festivalin e Këngës” u shoqërua me komplimenta nga dashamirësit por edhe nga situata humoristike që nisën fillimisht nga disa ‘meme’ në rrjete sociale dhe u përshtat shpejtë edhe në spektaklet e humorit në Shqipëri për dy arsye: fustanet e shumta që ndërroi teksa prezantonte Festivalin dhe faktin që ajo vetë këndoi, kërceu e moderoi duke u kthyer në qendër të vëmendjes për të treja netët.

Rezart Veleshnja, i njohur për humorin e tij jo vetëm në “Portokalli” por edhe në “Shiko kush Luan”, vendosi ta nisë puntatën e fundit këtë të shtunë duke imituar Alketa Vejsiun.

Situata komike shkaktoi jo pak të qeshura ndërkohë që fjalët e Rezit ishin këto: “ Falenderoj Alketën që kënaqet vetë me veshjet dhe me të gjitha e këndon vetë kudo. Falenderoj TVSH që nuk di ku shkon ajo taksë se është bërë televizion më privat.

MUND TË JU PËLQEJNË