Njëri prej reperëve të famshëm shqiptar do të marrë pjesë në klipin e rep-artistes amerikane, Cardi B.

Klepto ka zbuluar se do të jetë pjesë e klipit të ri të Cardi B, shkruan lajmi.net.

Reperi shqiptar, që jeton në Amerikë, e që është pjesë e TBA-së së Unikkatilit, e ka treguar këtë nëpërmjet postimit të fundit.

Ai ka ndarë me ndjekësit, disa foto të cilat i ka realizuar gjatë xhirimeve, dhe roli i tij bazuar në atë çfarë shihet në këto imazhe, duket të jetë tejet interesant.

MUND TË JU PËLQEJNË