Këngëtarja e njohur Remzie Osmani njëherë u bë vjehërr, e tani është e lumtur që po bëhet gjyshe.

Ajo e dha lajmin se djali i saj Hamza dhe nusja Gëzime po bëhen prindër për herë të parë, shkruan “Kosovarja”.

E pas këtij lajmi, vëmendja e medive dhe publikut u kthye sërish kah Gëzimja, e cila po përflitet edhe më tej për secilin detaj.

Gëzimja nuk po i ndal pozat edhe pasi mbeti shtatëzënë, duke treguar se sa është zbukuruar në këtë periudhë.

Kësaj bukurie sigurisht që nuk i mungon kujdesi, pasi për nusen kujdesen persona të veçantë që ajo të shkëlqejë.

Është Remzia ajo e cila së fundi ka publikuar një storie ku shihen disa persona duke u kujdesur për Gëzimen.

Siç thotë një fjalë popullore “po e mbajnë në duar” nusen, në kuptimin që nuk i mungon kujdesi dhe dashuria e madhe për të./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË