Zakonisht këngëtaret tona jemi mësuar që ti shohim gjithmonë të rregulluara e të kuruara deri në detajin më të fundit.

Secila që ka arritur të shkelë në skenën muzikore është munduar që të vijë sa më e veçantë, në mënyrë që të pranohet sa më lehtë tek publiku, pa zbuluar pjesën tjetër të përditshmërisë së tyre.

Përderisa të gjitha mundohen që t’iu ikin kësaj pune, dikush tjetër po na del të jetë më e thjeshtë dhe të tregojë se nuk e ka problem të shpalosë pamjen e saj edhe kur nuk është e rregulluar dhe e grimuar.

Është kjo këngëtarja e mirënjohur Remzie Osmani, e cila pas agjendës të stërngarkuar dhe pas përfundimit të sezonës së verës, ka treguar se ku po qëndron këto ditë, madje ata pa pikë kompleksi.

Remzia zbuloi se ka shkuar në fshat, aty ku u pa në shoqërimin e nënës dhe të familjarëve të tjerë, ku edhe tregoi se e pëlqen jetën e fshatit, dhe se nuk e ka problem të qëndrojë ndër dhi. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË