Këngëtarja e njohur për publikun Remzie Osmani përveç zërit të mrekullueshëm që ka, dallohet edhe për modestinë e saj.

Atë e shohim origjinale në cilindo rast, madje në shumë situata e ka dëshmuar se ka edhe sens të humorit, shkruan “Kosovarja”.

Remzia shpesh del me shoqëri të shkollës dhe argëtohet me ta duke ndjerë nostalgji për kohën e shkuar. E këto momente ajo i ndanë me publikun pa komplekse.

Se është e thjeshtë, e këndshme dhe shume pozitive e ka dëshmuar edhe në raste të ndryshme në familje.

Edhe sot në një fotografi të publikuar nga reja e saj Gëzimja shihet se si këngëtarja ka arritur ta bëj për të qeshur Gëzimen.

Bashkë me rejen dhe djalin këngëtarja shfaqet e lumtur e njëkohëshisht edhe shkëlqejnë me pamjen e tyre./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË