Përveç karrierës së gjatë e të suksesshme muzikore, Remzie Osmani shpesh komentohet edhe për dukjen e saj, aktivitetet jashtë muzikës e edhe për familjen.

Sidomos pas martesës së djalit të vetëm Hamzës me nusën Gëzimen, shkruan “Kosovarja”.

Pasi u bë vjehërr shpesh u komentua raporti me nusën e aktivitetet e tyre që dëshmuan për mirëkuptimin dhe dashurinë ndaj njëra tjetrës.

Gëzimja u bë nusja e famshme estradës e cila qysh nga martesa vazhdimisht është komentuar duke qenë në ballinat e mediave rozë.

Vëmendje të madhe morën sot nuse e vjehërr me dukjen e tyre gjatë një ahengu.

Gëzimja me fustan të kuq e Remzia e veshur me ngjyrë të zezë shkëlqenin në imazhin ku shfaqeshin bashkë, e të cilin nusja e ndau në llogarinë e saj në Instagram.

Befasia e kësaj fotoje ishte komenti i një ndjekësi që pyet Gëzimes se si i shkonte shtatëzënia, e që hap dilema se a është apo jo Gëzimja shtatëzënë.

Mbetet të shihet reagimi i saj për këtë konkluzion./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË