Ganimete Jashanica është këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore dhe mjaftë e pëlqyer nga publiku.

Dashuria e përkushtimi ndaj këtij zhanri të muzikës e ka bërë kaq të suksesshme këngëtaren e cila ka mbledhur pas vetës një numër të madh fansash, shkruan “Kosovarja”.

Ganimetja është dalluar për paraqitjet e saj të këndshme dhe shijen unike të veshjes.

Ajo e ka ruajtur mjaftë mirë vetën duke u paraqitur gjithmonë bukur dhe freskët. Edhe sot ajo ka mbetur e njejta, me plot sharm e elegancë.

E sot këngëtarja ka një ditë të veçantë. Është ditëlindja e 53-të e saj të cilën e festoi. Në mesin e shumë urimeve që iu dërguan në adresë të saj më i veçanti ishte nga reja e saj Kaltrina.

Ajo ka publikuar një fotografi bashkë me vjehrren, teksa e ka uruar atë me fjalët më të mira.

“Kush e ka vjehrren ma te mire se temen 🤔Urime ditelindjen“, ka shkruar ajo në Facebook, fjalë këto që nxisin mbase ‘polemika’ mes rejave të estradës për vjehrren më të mirë.

Kujtojmë se këngëtarja poashtu është befasuar nga kolegët e punës, të cilët kishin organizuar një festë të bukur për të. Shikojeni pamjet./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË