Qendra e Studentëve ka reaguar pas publikimit të disa fotove të banjove në konvikte nga këngëtari Robert Berisha.

Në reagim thuhet se rasti në fjalë është vetëm një pakujdesi e vogël dhe se gjithçka tjetër është në rregull, duke publikuar edhe fotografi nga ambientet e kësaj qendre.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Qendra e Studentëve ka njoftuar se brenda një kohe të shkurtër, dy herë është bërë dezinfektimi të gjitha hapësirave të kësaj qendre dhe çdo hapësirë e kësaj qendre është e pastër dhe sigurt.

“Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me kohë i ka marrë të gjitha masat për parandalimin e pandemisë së Coronavirusit Covid-19. Brenda një kohe të shkurtër dy herë është bërë dezinfektimi të gjitha hapësirave të kësaj qendre. Dhomat, banjat, korridoret, oborri dhe çdo hapësirë e Qendrës së Studentëve është e pastër dhe e sigurt”, thuhet në postim.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=4161375980554738&id=786000718092298

Ndryshe, 39 qytetarë të Kosovës pas kthimit nga Turqia, janë izoluar në konviktet e studentëve, të cilët janë lëshuar për karantinë me anë të një vendimi të Qeverisë së Kosovës.

Në mesin e tyre është edhe këngëtari Robert Berisha, i cili me të arritur atje, ka publikuar disa fotografi nga banjot, duke thënë se kushtet atje janë të tmerrshme.

MUND TË JU PËLQEJNË