Rastet me koronavirus: Këto janë statistikat në gjithë botë

Janë konfirmuar 170,442 raste të infektuara me virusin covid-19 në botë.

Sipas statistikave në uebsajtin worldometers.info, ku po përditësohet vazhdimisht numri i të infektuarve në të gjitha vendet e botë.

Numri i të vdekurve ka shkuar në 6526, ndërsa nga ana tjetër po rritet edhe numri i atyre që po shërohen nga sëmundja, e cilësuar si pandemi.

Në pblikimet më të fundit me statistika raportohet për 77.790 persona të shëruar nga covid-19, i njohur si koronavirus.

Vendi me numrin më të madh të të infektuarve është Kina, nga ku e ka origjinën virusi i shpërndarë në të gjithë botën.

Pas saj vjen Italia me 24.747 raste të infektur e me 1809 viktima.

MUND TË JU PËLQEJNË