Vizita e parë e kryeministrit të Kosovës në Shqipëri, te homologu Edi Rama, ka reflektuar me mospajtime, e që nuk janë të rastit, por që janë konceptualisht kontroverse, shkruan “Kosovarja”.

Edi Rama, e që njihet i përafërt me Hashim Thaçin, shkaku i afërsisë PS-PDK, së fundi, nuk po e gjen veten as te Hashim Thaçi! Kjo po ndodhë shkaku i “Mini-shengenit Ballkanik”!

Hashim Thaçi nuk i ka shkuar në takim Edi Ramës, kur ai i bashkoi duart dhe buzëqeshjet me Vuçiçin dhe Zajevin, për ta promovuar idenë e “Mini-shengenit” në Tiranë.

Dhe, i ftohët u pa Edi Rama sot, në pritjen e Albin Kurtit, në takimin që e zhvilloi ky i fundit në Shqipëri.

Albin Kurti, megjithatë, jo mjaftueshëm i ka bërë të ditur Edi Ramës se tashmë dihet gjeneza e “Mini-shengenit”.

Vuçiçi ka pranuar se “Mini-shengeni” është ide e Serbisë. Ndërkaq, burimet diplomatike thonë edhe më qartë: “Mini-shengeni Ballkanik” është projekt i Rusisë!”.

Kjo do bëhej me qëllim që t’i mundësojë Rusisë ta kontrollojë Ballkanin Perëndimor dhe ta forcojë dominimin rus në këtë pjesë të botës.

Lidhur me këtë, Edi Rama thotë se i shpjegoi me orë të tëra Albin Kurtit për të mirat e “Mini-shengenit” dhe se besonte që Kurti është mjaftueshëm inteligjent sa ta kuptonte rëndësinë e këtij procesi që duhet vendosur në Ballkan…

Edi Rama, megjithatë, nuk është më i mençuri i shqiptarëve, sa për të ligjëruar për një projekt ruso-serb, në përpjekje për ta bindur Kosovën ta pranojë “Mini-shengenin”.

Sidoqoftë, vizita e Kurtit në Shqipëri, jo mjaftueshëm ishte përgatitur për të hedhur dritë mbi dy kapituj tematik, e që kanë ndodhur kohëve të fundit:

Rekapitullimi i marrëveshjeve të nënshkruara Kosovë-Shqipëri dhe zbatimi i tyre në praktikë, si dhe “Mini-shengeni” i Edi Ramës, të cilin Kurti duhej ta deklaronte të hedhur në aut.

Sidoqoftë, Rama e Vuçiçi po synojnë të jenë bartësit e flamurit të “Mini-shengenit” të përfolur, për të cilin ka aq shumë dyshime që ta krijojë hartën e ish- Jugosllavisë, tashmë të dezintegruar.

Jugosllavia e rënë me luftëra e tragjedi, nëse i shkon për shtati Edi Ramës, “ia paftë hajrin”, thuhet në popull.

Por, ajo që dihet është se me rënien e Jugosllavisë pajtoheshin të gjithë, përveç Serbisë!

E, çfarë ishte Jugosllavia, këtë më së miri e dinë shqiptarët e Kosovës. Prandaj, Kosova e di se me atë “Mini-shengen”, nuk do të ketë vetëm mallra, por edhe armë e barot! Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË