Nëntë persona rezultojnë të jenë infektuar me koronavirus në Kosovë.

Pesë ishte numri deri sot, por katër të tjerë u shtuan në mbrëmje kur edhe dolën rezultatet e testeve.

Për t’u përballur me këtë pandemi, Qeveria e Kosovës mori një sërë masazh.

Por pavarësisht kësaj ata që më së shumti sfidohen tani për tani janë mjekët, infermierët, policët, zjarrfikësit, punëtorët e marketeve e shumë të tjerë që nuk ndalen së funksionuari në mënyrë që ta mbajmë sa më larg këtë virus.

Qytetarë të shumtë sonte dolën nëpër ballkone apo dritare që t’u duartrokasin pikërisht këtyre heronjve të ditëve të fundit që po bëjnë gjithçka që është e mundur të jenë në shërbim të qytetarëve.

MUND TË JU PËLQEJNË