Përbërësit e kësaj recete janë…

– 500 g mish të bluar viçi,

– 150 g mozzarella apo djathë tjetër,

– Një copë bukë bajat,

– Një qepë,

– Një vezë,

– Një thelb hudhre,

– 2 lugë majdanoz të grirë,

– Një lugë borzilok të tharë,

– Një lugë mustardë,

– Një lugë vaj ulliri,

– Spec i bluar i kuq (sa mund të kapësh me një gisht),

– Kripë,

– Piper,

– Vaj për fërgim

Përgatitja: Copën e bukës njomeni në ujë të vakët apo në qumësht. Mozzarella (ose djathi tjetër) pritet në 20 kube. Qepën dhe hudhrën qërojeni e grijeni.

Në vajin e nxehur shkurt fërgoni kubet e qepës dhe të hudhrës, hiqni nga zjarri dhe ftohni. Në enë qitni mishin e bluar, shtoni bukën e kulluar, vezët, qepën e fërguar, majdanozin, borzilokun, specin e kuq të bluar, mustardën, qitni kripë dhe piper, përzieni mirë dhe bëni 20 qofte të vogla me katrorë mocarele në mes. Fërgoni në vaj të nxehtë rreth 10 minuta, duke i rrotulluar vazhdimisht. Servoni me sallata të ndryshme, me salcë të kuqe apo të bardhë, patate të fërguara….

MUND TË JU PËLQEJNË