Një kuvend i nxehtë dhe pa fokus përqendrimi në plotësimin e kërkesës amerikane, ka ndodhur të mërkurën në Parlamentin e Republikës së Kosovës, shkruan “Kosovarja”.

Një seancë e jashtëzakonshme nga karakteri tematik, ka treguar edhe një herë se pozita e përçarë, megjithatë, e ka një platformë të përbashkët: Relativizimin e shkarkimit të presidentit Hashim Thaçi!

Qeveria e Kosovës është treguar dje e papërgjegjshme në raport me SHBA-të. Dhe, në vend se ta plotësojë kërkesën e SHBA-ve për heqjen e taksës, ajo u mor me akuza ndaj Thaçit e PDK-së!

Nuk është befasuese struktura e VV-së parlamentare, por befasues është qëndrimi i LDK-së, e që po mundohet t’i shet mend Amerikës, duke u treguar kinse parti proamerikane!

Por, edhe duke provuar të blejë në kohë që, disi, me premtime, ta kalojë rrezikun potencial për tërheqjen e SHBA-ve nga Kosova.

Qeveria e Kosovës, si pushtet, nuk i përmendi sanksionet e para kundër Kosovës, e që janë 200 milionë euro.

Nuk e përmendi se ka mundësi të suspendohen edhe projektet për investime në armatimin e ushtrisë së Kosovës, si dhe programe të tjera, e që kanë të bëjnë me studimin e të rinjve kosovarë me fonacione amerikane.

Fokusi i krejt problemit është se duhej deklaruar pro apo kundër heqjes së taksës. Asgjë më shumë.

Dhe, krejt ai debat parlamentar e huqi përqendrimin, duke mos e goditur gozhdën aty ku zgjidhet problemi!

Debati kaloi me akuza ndaj Hashim Thaçit. Dhe, në fund, kur tha Vjosa Osmani se duhet të hiqet taksa dhe presidenti, u morën vesh të gjitha: LDK-ja qëndron pas kërkesave të VV-së! Pra, për shkarkimin e presidentit Thaçi.

SHBA-ja, në parim, i ka përcjellë të gjitha ngjarjet parlamentare në Kosovë, pas sanksioneve të para që nuk po na pëlqen t’i quajmë të tilla.

SHBA-ja tash vlerëson se qeveria, e formuar prej dy partive, po tallet me qëndrimet amerikane dhe ajo i merr vendimet për ta quar në vend porosinë.

Të mërkurën ka qarkulluar një lajm i lansuar nga VV-ja, se politika e presionit ndaj qeverisë është nga Hashim Thaçi!

Dhe, VV-ja e LDK-ja, në koalicion qeveritar, nuk po duan të besojnë se SHBA-të nuk bëjnë lojë të mentalitetit shqiptar.

Ata i marrin qëndrimet karshi politikës së tyre zyrtare.

Andaj, nuk kërkohet asgjë më shumë se të hiqet taksa. Nuk është kërkuar që Albin Kurtit t’i thyhet kurrizi prej kryeministri, siç tha ai në parlament!

Nuk është kërkuar të bjerë qeveria Kurti dhe askush nuk po e kërkon këtë. Është kërkuar vetëm heqja e taksës, e cila dihet tashmë se nuk i shërben asgjë Kurtit e as qeverisë.

E, Kurti taksën nuk po e heqë. Kjo të jep të kuptojmë se në qeveri nuk e kemi një klasë politike proamerikane, ndonëse e kanë gojën plot amerikanizëm!

Klasa politike në qeveri, e që flet pro Amerikës, por nuk e përfillë aleatin tonë kryesor, ajo nuk është proamerikane.

Andaj, politika që po ndjek qeveria Kurti, së shpejti do merr dënimin e merituar. Paragjykimet se Thaçi ka bërë marrëveshje me Vuçiçin, janë vetëm konspiracione të qeverisë, për ta minuar presidentin Thaçi.

Sidoqoftë, habit fakti se Qeveria nuk i ofroi seancë parlamentare presidentit Thaçi, me t’u kthyer nga SHBA-të, por u predispozua ta akuzojë presidentin pa e dëgjuar fare se çfarë ka ndodhur atje! Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË