Qeveria e Kosovës në mbledhjen që e ka mbajtur sot i ka shfuqizuar dy vendime që janë marrë në mandatin e kaluar.

Vendimi i parë i shfuqizuar ka të bëjë me ‘Koncept dokumentin për ndryshimin e politikave fiskale dhe bujqësore për prodhimin e duhanit dhe cigareve në Kosovë’.

Ndërsa i dyti ka të bëjë me normën e akcizës për cigaret e prodhuara në Kosovë, që sipas vendimit të Qeverisë, të datës 9 shtator të vitit të kaluar, përllogaritet duke e përdorur metodën sipas vlerës (ad valorem) dhe përllogaritja bëhet në çmimin e shitjes me pakicë me normë 30 për-qind në vlerën shitëse me pakicë.

Vendimet në fjalë janë shfuqizuar me arsyetimin se po ndikojnë negativisht në të hyrat nga akcizat.

MUND TË JU PËLQEJNË