Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Qendra e Studentëve të bëhet karantinë.

Në vendim thuhet se Qendra e Studentëve në Prishtinë caktohet si hapësirë karantine.

Vendimi ka këto pika:

1. Qendra e Studentëve në Prishtinë caktohet si hapësirë karantinë

2. Personat për të cilët vërtetohet se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me personat e sëmurë apo të dyshimtë me sëmundjen nga Coronavirus futen në karantinë.

3. Qendra e studentëve kalon në menaxhim të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Shëndetësisë deri në pushimin e gjendjes emergjente të shpallur nga Qeveria e Kosovës me vendimin nr.01/1L të datës 15/03/2020.

MUND TË JU PËLQEJNË