Këto pyetje logjike po aq sa ju argëtojnë, aq ju shtojnë dhe dëshirën për të sfiduar veten në kohë.

Lexoni pyetjet dhe përgjigjuni menjëherë:

Imagjinoni sikur jeni në një dhomë që nuk ka dalje, nuk ka dyer as dritare as asgjë, pra është e mbyllur në të gjitha anët. Si mund të largoheni nga aty?

Gjatë një aksidenti rrugor në veturë ndodheshin babai dhe djali i tij. Rrugës për spital babai vdiç, kurse djali u dërgua në sallën e operacionit. Por aty u dëgjua zëri “Nuk mundem ta operoj, ai është djali im.” Si mund të ndodhë kjo?

Një njeri gjendet në një dhomë, e cila ka vetëm dy dalje: dy dyer. Dera e pare është e konstruktuar në mënyrë të tillë që rrezet e Diellit aty shkrijnë çdo gjë pranë saj. Ndërsa tek dera e dytë gjendet një dragua i cili posa hapet dera shkëmben zjarr. Si arrin të largohet nga aty njeriu që gjendet brenda?

Një grua 40 vjeçare nuk e ka parë motrën e saj qe 4 vite. Ato vendosën të takohen dhe t’i njohin fëmijët e njëra tjetrës. Gruaja e parë kishte 1 djalë dhe 2 vajza, kurse gruaja e dytë 2 djem dhe dy vajza. Sa motra janë gjithësejt?

Përgjigje:

1. Ndaluni së imagjinuari!
2. Ishte nëna e tij!
3. Pret derisa bëhet natë dhe del nga dera e parë
4. Gjithsej janë gjashtë motra! /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË