Jemi duke jetuar në një kohë kur është rikthyer e gjithë moda pas. Stili i veshjes i ngjason periudhës së viteve të ’60-ta, ’70-ta, apo mos edhe më herët.

Natyrisht që nga ky stil ata që ndikohen të parët dhe e përcjellin më pas edhe tek të tjerët janë yjet e shoëbizit, artistët e njohur, apo edhe fytyrat e ekranit, shkruan “Kosovarja”.

Në mesin e këngëtareve që çdo herë ka pasë një stil të veçantë pa u ndikuar nga moda moderne është Leonora Jakupi.

Ajo madje, po mahnitet nga veshjet e veshmbathjet e kohës së sotme. Së fundmi ka postuar një palë veshmbathje ku këngëtares i kanë ngjasuar në sliçuka.

Ndryshe, sliçukat në kohët e hershme të fëmijërisë ishin ato që vetë fëmijët që i përpunonin prej plastikave që dukeshin si patina për të rrëshqitur kur ishte akull.

Mes habisë këngëtarja në njëfarë mënyre ka ngjallur edhe nostlagji me pyetjen drejtuar ndjekësve.

“Çka me i thanë kësaj, sliquka a çka?”, ka shkruar këngëtarja sipër imazhit./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË