Dy në pesë të rritur shtiren si të sëmurë nëse duan një ditë pushimi, sipas një studimi të Com Res për BBC-në.

Kur u morën në pyetje mbi moralin dhe vlerat e tyre, njerëzit pranuan se gënjejnë kur thonë se janë sëmurë.

Ndërsa stafi i ri rezulton se gënjente më shumë sesa kolegët e tyre të vjetër.

Një punonjës merr të paktën 4 ditë në vit pushim me arsyen se është sëmurë, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare.

Arsyet më të zakonshme për të marrë pushim në vitin 2018 ishin ftohja, problemet muskulore, si dhimbja e shpinës dhe problemet e shëndetit mendor.

Në sondazh u morën në pyetje rreth 3.655 persona të moshës mbi 16 vjeç.

Përveç rasteve kur shtiren vetë si të sëmurë, gjithashtu punonjësit shpesh mbulojnë edhe kolegët kur e dinë se ata janë duke u shtirë si të sëmurë.

Sondazhi zbuloi se 66% e tyre nuk do t’u tregonin shefave nëse do e dinin se kolegët e tyre që marrin pushim nuk janë të sëmurë.

MUND TË JU PËLQEJNË