Të shtunën pasdite në qytetin e Huckelohven të Gjermanisë ndodhi një aksident trafiku, ku humbi jetën një kosovar.

I ndjeri është Liridon Mustafa, 35 vjeç nga Mitrovica. Ai u aksidentua me një motoçikletë. Mediat në Gjermani kanë publikuar motoçikletën me të cilën është aksidentuar i ndjeri.

Sipas raportimeve në Gjermani, shkaku i aksidenti ishte se Mustafa e humbi kontrollin e motoçikletës dhe si pasojë e kësaj ai mori lëndime të rënda trupore të papërballueshme.

MUND TË JU PËLQEJNË