Tre persona humbën jetën dje në Bërnjak të Rahovecit si pasojë e një aksidenti.

Nga ky aksident mbeten të lënduar edhe tre persona tjerë.

Njëri nga të aksidentuarit që ka ndërruar jetë në aksidentin e djeshëm është Hilmi Lama nga Rahoveci.

Sipas atyre që e njohin, përshkruhet baba i mirë dhe i devotshëm për familjen dhe të afërmit e tij, një punëtor i madh dhe një udhëheqës i suksesshëm i një biznesi të vogël në qytetin e Rahovecit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet me namazin e Ikindisë në varezat e qytetit në Rahovec.

MUND TË JU PËLQEJNË