Ka disa ditë që Adelina Tahiri ka nisur pushimet dimërore me familjen e saj në Bullgari.

Përveç bashkëshortit dhe djalit të vogël, këngëtarja po shoqërohet edhe nga vëllai i saj Edmond Tahiri.

Ka qenë vëllai i saj, Edmondi ai i cili së fundmi ka publikuar një fotografi të çifti ku shfaqen në momente intime.

Këngëtarja e cila është sulmuar nga ndjekësit qysh në ditët e para ku bëri lidhjen e saj publike, vazhdon ende të marrë komente nga më të ndryshmet në rrjete sociale, e që kohë pas kohe ajo nuk heziton dhe t’u përgjigjet atyre.

Në muzikë nuk është dhe aq aktive, pasi i është dedikuar tërësisht familjes së saj, e pas një pauze të gjatë, gjashtë muaj më parë ajo solli projektin “Përgjithmonë”.

MUND TË JU PËLQEJNË