Në botën dinamike të shekullit 21, nënat vazhdimisht po vetëdijësohen për kujdesin për veten e tyre, dhe kanë nisur të shkojnë në të ashtu-quajturar “pushime nënash”.

Kjo gjë është përkrahur nga psikologët dhe profesionistët shëndetësor të cilët e kanë theksuar rëndësinë e pushimit të nënave.

Të pasurit kohë për veten është absolutisht me rëndësi thelbësore për të pushuar nga stresi dhe shtypja e jetës moderen. Mes dërgimit të fëmijëve në shkollë, sigurimit që janë të ushqyer e të pastër, mirëmbajtjes së shtëpisë, e pafund detyrave tjera, të qenit nënë është më shumë se një punë me orar të plotë. Nëse nuk merr një pushim nga e gjithë kjo, do të përfundosh e harxhuar dhe rraskapitur.

Shumica e nënave nuk guxojnë ta mendojnë qëndrimin larg fëmijëve të tyre për pak kohë. Ato gjithmonë e vënë familjen në vend të parë dhe e flijojnë mirëqenien e tyre fizike dhe mendore. Por, “pushimet e nënave” nuk janë veç për t’i ofruar pushim një nëne të lodhur. Ato janë të mira për gjithë familjen. Ato u ndihmojnë të gjithëve të shohin balancin dhe moderimin që duhet të mirëmbahet në famije. Gjithsecili ka nevojë për kohë për veten, dhe kjo përfshin edhe kohë pa anëtarët e familjes. Është mirë të kalosh disa ditë vetëm me veten, pa pasur nevojë të mendosh nëse fëmijët janë të ngopur apo kanë kryer detyrat e shtëpisë.

Sigurisht, jo të gjitha nënat mund t’ia lejojnë vetes kohën apo të hollat për të kaluar disa ditë larg shtëpisë. Nëse je në këtë kategori, atëherë ja disa këshilla që ndihmojnë të pushosh gjatë përditshmërisë:

Jepi vetes një mëngjes të lirë çdo javë: Të gjitha nënat e dijnë se fundjavat në fakt nuk ekzistojnë për to. Kështu që është e rëndësishme që t’i lejoni vetes të pushoni të paktën një mëngjes një javë. Mund një ditë të kthehesh në shtrat pasi t’i kesh lënë fëmijët në shkollë, apo t’i kërkosh bashkëshortit të kujdeset për fëmijët pa të përfshirë ty një mëngjes fundjave.

Merr një ditë të lirë çdo muaj: Ndaj një ditë në muaj për t’iu përkushtuar tërësisht vetes tënde. Mos lejo mendimet të të pështjellohen me detyrat e përditëshme që asnjëherë nuk përfundojnë. Ndaj kohë për veten e për të menduar rreth të ardhmes tënde.

Shpërndaji punët e shtëpisë: Edhe pse duket se për çdo ditë ka punë që nuk kryhen, për hir të paqes tënde mendore, përpiqu t’i japësh vetes një ditë pa këto punë. Mund të fokusohesh më tepër në to disa ditë të caktuara, apo mund të bësh çdo ditë nga pak. Çfarëdo që funksionon për ty. /supergrate.net/

MUND TË JU PËLQEJNË