Postin e kryeministrit e duan të gjitha partitë politike! Por, këto janë vetëm deklarata për ta fituar betejën morale ndërpartiake, shkruan “Kosovarja”.

Secila parti po ia tregon dhëmbët partisë tjetër për postin e kryeministrit! Por, të gjithë kandidatët e përfolur të partive nuk do të jenë kryeministra. Në fund do të jetë vetëm njëri që do të jetë në këtë pozitë.

Në esencë, cili kandidat do të jetë më me shumë gjasa për kryeministër?

Koalicione parazgjedhore zor që do të ketë. Partitë që pritet ta kalojnë pragun, do të shkojnë në garë si të vetme.

LDK dhe VV nuk do të shkojnë në koalicion parazgjedhor për disa arsye:

Pengesa e parë është mospajtimi për postin e kryeministrit. VV i ka përparësitë për të pasur kryeministrin, ndërsa LDK, me stërzgjedhjen e Isa Mustafës kryetar partie, ka shpërfaqur krizën e brendshme partiake.

Secila parti, gjithashtu, do të di se ku qëndron me elektoratin, në mënyrë që të rikuperojë me organizimin e partisë në terren dhe në qendër.

AAK-ja i ka gjasat reale ta ketë kryeministrin e vet dhe duket e vetmja parti politike që mund të kyçet në cilindo bllok të partive për qeveri të re.

Me Ramushin rezistues ndaj çdo presioni që do të vjen nga jashtë, AAK-ja është me gjasa normale dhe reale ta ketë kryeministrin.

PDK-ja, po ashtu, ka gjasa ta ketë kryeministrin, duke parë gjendjen nga e kaluara, ku është treguar e shkathtë konform lëvizjeve në skenën politike të vendit, plus lidhjet me partitë e vogla.

Edhe në zgjedhjet e kaluara të gjithë kanë folur si tash se askush nuk do koalicion me PDK-në, por ka ndodhur e kundërta!

Me gjasë për këtë post, pra, janë katër kandidatë të mundshëm:

Ramush Haradinaj, Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Kadri Veseli.

Nëse do ketë bllokada politike dhe zvarritje koalicionesh për formimin e qeverisë, nevoja urgjente e Kosovës për qeveri ka mundësi të qojë në kandidatura të zarfeve, që mund të bëhen pas perdeve.

Sidoqoftë, proceset politike që do të vijnë, zgjedhjet dhe qeveria e re, ka shumë mundësi që sivjet ta lë Kosovën pa qeveri! Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË