Dasma e gëzime gjithëandej. Ato që pushtojnë edhe median janë ceremonitë që ndodhin brenda familjeve të personave të njohur, shkruan “Kosovarja”.

Jemi dëshmitarë të dhjetëra dasmave, ahengjeve e ceremonive private të të njohurve që kanë bërë jehonë në median rozë, duke u komentuar për javë të tëra. Kështu po ndodh edhe me fejesën e Andi Krasniqit, djalit të vetëm të Danit.

E përzgjedhura e djalit të Danit nuk jeton në Kosovë. Ajo është rritur larg vendlindjes dhe nuk dihet se kur e si është njohur me Andin, me të cilin tashmë është fejuar, shkruan “Kosovarja”.

Tradita e do që nusja të vijë në shtëpi, së paku për ceremoninë. Por, gjërat ndryshojnë kur është fjala për renë e Danit, pasi ajo ka arritur ta bind edhe familjen e të fejuarit që fejesën ta bëjë në vendin ku jeton ajo, shkruan Kosovarja

MUND TË JU PËLQEJNË