E nderuara magjistare, jam 40-vjeçare, jetoj në Gjermani. Nuk kam fat në dashuri e as në punë, sepse kur konkurroj më kthejnë përgjigje negative!

Po njihem me meshkuj, por ata largohen prej meje! U njoha së fundi me një njeri në Kosovë, që ishte prish me gruan, por ka ditë që nuk më lajmërohet.

Isha në lidhje edhe me një tjetër dhe jemi pëlqyer, por as ai nuk po më lajmërohet. Jam në lidhje edhe me një tjetër, i cili kërkon prej meje t’i dërgoj foto lakuriq, e unë nuk mund t’i ofrojë gjëra të tilla…

Të lutem, mos ma shëno emrin, sepse do komprometohem!
“Tinëz familjes”

Përgjigje:
Duhet të kesh kritere kur njihesh me meshkuj për qëllime martese. Je në moshë të mirë, por kjo shpejt mund të jetë e skaduar për qëllime fati.

Andaj, nuk të preferoj të njihesh me të tillë, e që nuk i njeh apo t’u dërgosh fotografitë tua, e që mund t’i përdorin për qëllime të veta.

Për personin që ke shkruar se është prishur me grua, ai, në fakt, të ka gënjyer, sepse nuk është e vërtetë një gjë e tillë.

Edhe në rastet tjera, në mënyrë të paverifikuar, ke hyrë në lidhje të gabuara me ata që kanë familje.

Andaj, duke nxituar të arrish diku, po gabon edhe më rëndë, duke menduar se duhesh me çdo kusht të bësh martesë.

Të këshilloj: mos krijo asgjë me askënd pa u njohur mirë dhe pa e ditur saktë gjendjen e tij familjare!

MUND TË JU PËLQEJNË