Shumë njerëz e ngatërrojnë mirësinë me të qenurit një person i ndjeshëm apo emotiv, mirëpo janë pikërisht ndjeshmëria dhe emocionet ato që u japin forcë njerëzve me shpirtin e pastër.

Këto cilësi që shumë njerëz i marrin për dobësi, u lejojnë njerëzve shpirtmirë të kuptojnë ndjenjat e të tjerëve dhe të krijojnë edhe një mendim të vetin lidhur me psikologjinë njerëzore. Këto janë disa arsye se pse nuk duhet ta gënjesh një person me shpirt të mirë:

1.Njerëzit me shpirt të mirë e kuptojnë, kur i gënjen.

Nëse të tjerët duhet të të shohin se si reagon dhe të mendohen mirë, nëse po i gënjen, njerëzit me shpirt të pastër nuk kanë nevojë ta bëjnë këtë gjë. Ata e ndiejnë brenda vetes që mund të jesh duke i gënjyer, pa u menduar gjatë.

2. Mos u mundo t’i vësh në lojë.

Personat që duan t’u bëjnë mirë të tjerëve, përpiqen të mos e besojnë ligësinë rreth tyre, por e ndiejnë atë. Ata arrijnë të ndiejnë ndjenjat e personave përreth dhe e kuptojnë nëse dikush po i vë në lojë, ndaj mundohu mos ta bësh një gjë të tillë me ta.3.

3. E ndiejnë xhelozinë.

Ata arrijnë të ndiejnë xhelozinë e njerëzve përreth, por përherë përpiqen të jenë modestë dhe të përulur. Nuk u pëlqen mendjemadhësia, edhe pse mund të kenë korrur shumë sukses në jetë. Nëse përpiqesh të mos e tregosh xhelozinë që mund të ndjesh për ta, dije se ata e kanë kuptuar këtë gjë gjithsesi.

4. E ndiejnë urrejtjen.

Ata mund ta ndiejnë që dikush po i gënjen. Mos u frikëso, thjesht mundohu t’ia shprehësh hapur ato që ndien dhe mendon për ta, sepse nëse mendon që personat shpirtmirë nuk do vënë re gjë, dije se gabohesh.

5. E kuptojnë, kur nuk je mirë.

Nëse përpiqesh të dukesh sikur je mirë përpara tyre, mos u mundo kot. Ata e kuptojnë që thjesht po shtiresh dhe do të pyesin derisa të zbulojnë arsyen e mërzitjes tënde. Nëse të tjerët më pas do të thonë thjesht disa fjalë të bukura, një njeri shpirtmirë do të të ndihmojë edhe t’i zgjidhësh problemet që po të mundojnë.

6. E dinë, kur je në rrugën e gabuar.

Nëse ata të paralajmërojnë për diçka, bën mirë t’i dëgjosh. Kujto përherë se ata i njohin mirë të tjerët, ndaj nëse të flasin për diçka, dije se po e bëjnë për të të mbrojtur.

Nuk ia vlen ta gënjesh dikë me shpirt të mirë e të pastër. Përkundrazi, vlerësoji për ato që të japin. Ata mund të të ndihmojnë vërtet për të arritur maksimumin në jetën tënde

MUND TË JU PËLQEJNË