Të gjithë e përdorim telefonin para se të flemë për të shfletuar në rrjete sociale, për të luajtur ndonjë lojë apo për ta përdorur ndonjë aplikacion të ri që e kemi marrë.

Pavarësisht se çfarë bëni para gjumi me telefonin tuaj, ekspertët thonë se është koha ta largoni këtë shprehi.

Shkencëtarët kanë zbuluar se përdorimi i telefonave të mençur gjatë natës ndërlidhet me tri probleme shëndetësore:

1: Rritje të rrezikut të kancerit
Rritja e ndriçimit gjatë natës shpie në kualitet të keq të gjumit dhe kjo e rritë rrezikun e kancerit, e posaçërisht të kancerit në gji dhe prostatë.Melatonina është antioksidant dhe armë natyrale e trupit kundër kancerit, por shtypet nga drita e kaltër që e lirojnë telefonat e mençur.

2: Humbja e gjumit
Drita e kaltër e pengon prodhimin e melatoninës dhe ky hormon e rregullon ciklin e gjumit në trup. Nëse trupi mbetet pa gjumë, atëherë cikli i çrregullt i gjumit shpie edhe në probleme tjera si depresioni, shtimi i peshës, problemet me memorie, problemet kardiovaskulare, etj.

3: Dëmtimi i syve
Ekspozimi në dritë të kaltër gjatë natës shpie në dëmtim të retinës dhe në degjenerim makular, i cili është humbje e vizionit qendror apo aftësia për të parë para juve.

MUND TË JU PËLQEJNË