Rasti i Loredana Zefit dhe i vëllezërve të saj për një kohë të gjatë kishte vërshuar të gjitha mediat duke qëndruar top temë atyre ditëve, por ende kohë pas kohe vazhdon të përflitet shkruan “Kosovarja”.

Çdo ditë mediat nxirrnin diçka të re prej rastit, e sidomos mediat zvicerane. Kështu jo vetëm Loredana, por e tërë familja e saj u përfshi në këtë rast duke marrë komente nga më të ndryshme.

Mediat zbuluan se Loredana kishte gënjyer edhe për vitin e lindjes së saj duke thënë se është hiq më pak e hiq më shumë se 23 vjet.

Mirëpo, jo shumë vonë mediat nuk vonuan dhe e zbuluan se Loredana është shumë më e madhe.

E siç duket rasti i Petrës e ka mbushur mend Loredanën, pasi që për herë të parë përmes një tatuazhi në këmbën e saj, ajo shpalos vitin e saktë të lindjes së saj, e që është viti 1990 që i bie Loredana të ketë plot 29 vite.

“E lindur më 1990-të” është e shkruar në këmbën e saj.

Por, sa e vërtetë të jetë kjo pasi që Loredana ka kohë që e ka humbur besimin në publik./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË