“Shtëpia është kryesore te shqiptari, madje e zbukuron atë, në qoftë se nuk mundet të bëjë asgjë, e ndërton derën e madhe që njerëzit me mendu se edhe ata që jetojnë brenda janë të mëdhenj.

Mirëpo nuk interesohen me ndërtu shtëpinë ku kanë me jetu përgjithmonë”, kështu kishte thënë akademiku Mark Krasniqi, kur ia kishte hapur vetes varrin dy vjet para se të vdiste.

Ai vdekjen e konsideronte si diçka normale dhe, sipas tij, njeriu që në lindje është i dënuar të vdesë. Thënë më shkurt ai nuk i frikësohej vdekjes.

Sidoqoftë, vdekja është një proces.

Durim Abdullahu, nga departamenti i Antropologjisë, thotë se të gjithë njerëzit frikësohen nga vdekja.

Ndërkaq sociologu Ardian Gola thotë se ka shumë rëndësi relacioni që ne e krijojmë me vdekjen.

Në anën tjetër, kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari, pohon se frika ndaj këtij procesi jetësor zvogëlohet, kur gjatë kësaj jete bëhen vepra të mira.

Shtjefën Dodes nga Kisha Katolike në Kosovë deklaron se njerëzit frikësohen nga vdekja, sepse nuk e dinë rezultatin përfundimtar, e për më tepër që njeriu është i edukuar për nga natyra që gjithçka duhet ta kuptojë për të arritur ta besojë.

Sidoqoftë, filozofi i lashtë grek, Epikuri, thoshte se frika nga vdekja është një nga gjërat kryesore që na shkakton dhimbje dhe që na e dëmton lumturinë.

Ai besonte se njeriu nuk duhet t’i frikësohet vdekjes, për sa kohë është gjallë.

 

MUND TË JU PËLQEJNË