98% e punonjësve thonë se ndërpriten më shumë se një herë në ditë nga kolegët e tyre gjatë punës

Psikologët, thonë se këto ndërprerje të shkurtra dhe veçanërisht ato ballë për ballë, mund të reduktojnë produktivitetin tuaj në punë.

Sado arrogante të tingëllojë, nëse doni të jeni produktive dhe të jepni rezultate, duhet të injoroni kolegët!

Punët e zyrës shpesh kërkojnë një nivel të lartë përqëndrimi, por kjo vështirësohet nëse jeni të rrethuar me kolegë, të cilët herë pas ju ndërpresin sepse duan t’ju pyesin për diçka.

Pyetjet mund të jenë nga më të ndryshmet dhe shpesh ato nuk kanë lidhje me punën, por kaq duhet që përqëndrimi të humbasë. Në fund të ditës do të ndiheni sikur s’keni bërë asgjë dhe në të njëjtën kohë, shumë të lodhur.

Sipas ekspertëve, nëse dikush ju shpërqëndron gjatë procesit të punës, do t’ju duhen 5-25 minuta për t’u fokusuar plotësisht tek detyra juaj. Përveç kohës, do t’ju duhet edhe më shumë energji. Pra, sforcimi është i dyfishtë.

Sipas një tjetër studimi, thuhet se të tilla ndërprerje gjatë ditës ju harxhojnë plot 238 minuta, prandaj e mira është që gjatë kësaj kohe të bllokoni zhurmat e jashtme me një palë kufje! Edhe shefi do t’jua dinte për nder.

MUND TË JU PËLQEJNË