Disa njerëzve kafeina ju ndihmon me përqendrim dhe jua rritë energjinë, por mund të shkaktojë probleme me ata që kanë probleme me stres apo shqetësim.

Nëse keni probleme me stres apo shqetësim, atëherë më mirë është që ta shmangni gotën e dytë me kafe.

Psikologët thonë se kafeina nuk është armik, por se njerëzit duhet t’i dinë limitet e shëndetshme dhe ta konsumojnë atë me strategji.

Dozat e ulëta dhe të shëndetshme të kafeinës janë mes 50 dhe 200 miligramëve.

Konsumimi i më shumë se 400 miligramëve mund të shpie në stres më të madh, në simptoma si rrahje e shpejtë e zemrës, marramendje apo dhimbje abdominale. Ekspertët thonë se njerëzit duhet ta dinë se mund të ekzistojë një lidhje mes konsumimit të kafeinës dhe ankthit më të madh.

MUND TË JU PËLQEJNË