Dasma e tyre pritej prej kohësh duke qenë se janë bashkë prej 12 vitesh. Alban Skënderaj dhe Miriam Cani vendosën të martoheshin “në fshehtësi” në Maldive në një vend shumë domethënës për ta. Vite më parë, Albani i propozoi nën ujë Miriamit në po të njëjtin vend. Çifti u rikthyen sërish në këtë destinacion, një muaj më parë për t’i thënë “PO” njëri-tjetrit përgjithmonë.

Në këtë udhëtim të veçantë i shoqëronte edhe Ameli, fruti i dashurisë së tyre. Mirëpo, pse e mbajtën të fshehtë dasmën e tyre? Në një intervistë për Prive, Albani ka treguar se ai dhe Miriami nuk kanë dashur asnjëherë një dasmë madhështore, por sa më private, me njerëzit që vërtet kanë rëndësi për ta.

“Ishte eksperiencë e paparë, pak e lodhshme, por shumë e bukur! Ishte një ndjenjë fantastike! Ne nuk kemi qenë ndonjëherë shumë për këto dasmat me pompozitet, madhështore, apo me shumë njerëz. E kemi pak të vështirë, se jemi natyra të tilla. Për ne ishte fantastike të kishim njerëzit tanë afër, vajzën tonë në atë vend magjik, ishte pikturuar vetë gjithçka, s’kishte nevojë për dekor. Fakti që ne ishim fejuar aty në të njëjtin vend për ne ishte diçka shumë speciale, ndoshta simbolike, por gjithsesi një kujtim i bukur”,-është shprehur Albani.

Në Maldive duket të jetë vendi më fat i çiftit, pasi aty morën vesh edhe lajmin e bukur se do të bëhen edhe më një fëmijë tjëtër. Miriami, siç e dini është shtatzënë, në pritje të fëmijës së dytë.

MUND TË JU PËLQEJNË