Është padyshim ndër këngëtarët më të përmendur i cili nuk po ndalet duke sjellë projekte dhe bashkëpunime të cilat po mirëpriten nga audience, shkruan Kosovarja.

Ai është shumë i zëshëm edhe në data të rëndësishme, në protesta të cilat në vendin tonë tashmë janë bërë të zakonshme dhe po ndodhin shumë shpesh.

“1 Tetor 1997, protesta e parë që e pash me sytë e mi. Isha 10 vjeçar dhe ishte po ai vit që erdha me nënën të jetoj në Prishtinë. Ishin vite të vështira për ne si për gjithë popullin shqiptar,por ia dolëm. E sot mos ta harrojmë të kaluarën,por të jemi bashkë kah e ardhmja sikur në protestën e 97’ës. Të dua Prishtinë”, janë këto fjalët e tij me të cilat kujton datat kur vendi ynë përballej me sfida edhe atëherë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË