Shkrimtari dhe komediani Josh Gondelman spjegon aryset pse meshkujt i menaxhojnë gjestet e mëdha, romantike, kaq, kaq keq.

Në kolegj, dilja me një vajzë shumë të mirë, prej disa muajsh, para se të shkonim në shtëpi, në verë. Si njeri kreativ që jam, vendosa t’i dërgoja dhurata çdo javë me gjithçka që ndeshja, si një libër me kartona që kishte personazh Bon Jovi-n dhe letra që i shkruaja në vetën e parë ose si një personazh tjetër, si kryetari i fan club-it të Bon Jovi-t të themi.

A jua thashë që ajo e pëlqente shumë Bon Jovi-n? Doja që çdo dërgesë të tregonte që unë isha tip me humor, emocionues dhe i përkushtuar ndaj saj. Në vend të kësaj, unë dola, në rastin më të mirë, një fëmijë i dëshpëruar në nevojë dhe në më të keqin, si një serial killer në fazën e trajnimit.

“Nuk ke pse m’i dërgon çdo javë”,- më tha në telefon. “Sigurisht që nuk kam pse,- i thashë,- që nuk jam i detyruar. Doja të t’i dërgoja. A nuk bëjnë kështu djemtë?” Përgjigjja: “Jo, kështu bëjnë humbamenot”. I vendosur për të qenë më i dashur, i dyfishova dërgesat. Ajo më la sapo u kthyem në shkollë.

Vite më vonë, po dilja me një grua tjetër, por pas 18 muajsh, ishim gati për t’u ndarë. Natyrshëm, unë i sugjerova të bënim një udhëtim në San Francisco. Do ishte qejf! Do na ndihmonte të binim prapë në dashuri. I shkuam në fund historisë natën e fundit të udhëtimit.

Çfarë kam mësuar? Gjestet e mëdha romantike janë aq të forta sa marrëdhëniet ku ndodhin. Nëse themelet tuaja janë të forta, një propozim i stërholluar, ka shumë të ngjarë të mbarojë me thjesht një PO.

Por nëse mezi mbahet në këmbë, edhe diçka e nisur për mirë mund të shkaktojë një lloj trysnie që nyja që ju bashkon, mund të mos e mbajë. Prandaj është e rëndësishme të pyesësh veten: Janë përpjekjet e partnerit që të mërzisin, apo ai vetë?

Sepse nëse është kjo e dyta, mundësitë janë që do grindesh me të edhe në një jetë private, e veshur me një kostum banje të bërë me kartmonedha njëqinddollarëshe, por nëse është e para, thjesht mund t’i shpjegosh atij që librat me kartona për rokerin nga New Jersey, nuk janë rruga drejt zemrës tënde.

MUND TË JU PËLQEJNË