Kosova ka shumë televizione publike e private, të cilat do t’ ishte normale të kishin servuar program vërtetë argëtues festiv, shkruan Kosovarja.

Nuk është në pyetje krejtësisht investimi me para, që të sigurohet program joshës televiziv. Këngëtarë ka shumë, por këngë te reja pak a hiç dëgjuam, as albume të reja, as diçka ekskluzive, me diçka që mund të kënaqeshin shikuesit në natën e fundit të fundvitit 2019.

Programet festive në televizionet e Kosovës, sikur realizohen nga disa skenarë politikë e gjysëmpolitikë, të ngatërruar me ndonjë këngë e këngëtar interesi kahdo që e lidh puna.

Unë e kisha bërë plan ta përcjell T7, me idenë që Televizion i ri do sjell edhe risi.

Qe Berati (Buzhala), aty edhe në programin festiv.

Duke e ditur , se ai, gjatë tërë vitit ishte më i pranishmi në televizion, mendoja bile atë natë, do të mungojë.
Dhe, ç’me pa, storje politike me do komente gjatë vozitjes…Ani de, çka të keqe këtu ? Ka dashur erifi që të mos mungojë as në programin festiv!

Ndërroj kanalin dhe preku pullen e teledirigjuesit tutje, të shoh diçka më mirë, por te TV 21-shi, përsëri skenare të vjetruara . Krejt Estrada e mplakur aty, e që vetëm në këto mbrëmje të ndërrimit të motmotit shfaqen qe disa vite radhazi, askund e asnjëherë më tjetër. Aty këtu edhe ndonjë këngëtare e re, por s’ke qysh ta njohësh a ditur se kush është, kur as emrin nuk ia shfaqin në ekran.

Mjafton ta dinë organizatorët e programit, ndoshta.
Pra , reportoari i këngëve i njëjtë, si viteve të mëhershme, të kombinuara me do skeçe aktrimi, kinse argëtimi…Mund ta merrje edhe me mend gjithçka pastaj (po qe se i ke parë programet e vitit të kaluar e parakaluar) çka do pasonte pas një pike në tjetrën…
E ndërroj prapë kanalin: shikoj te KTV, pak më mirë se te të tjerët, por jo aq, sa për ta therur loçkën për natën më festive të vitit.

Dhe, kureshtja më nxitë ta ndërroj dhe të kaloj në kanalin tjetër.

RTK me sa e sa kanale, pa asnjë këngë të duhur pa asnjë risi programore. Krejtë muhabete e pastaj ndonjë këngë…

Them me vete, shyqyr që tash ka kanale të bollshme dhe prapë e ndërroj kanalin.

First chanel, me molera krejtë! Mjaftueshëm kemi lyer gjatë tërë vitit them me vete dhe e ndërroj serish kanalin e ndalem në Klan Kosova.
Dhe, ç’me pa? Shoh duke qarë VIP-at. Çfarë paska ndodhur ore?

Shoh drejtuesen e programit duke lexuar letra, që ua kishin dërguar gjyshet, nënat, motrat e personazheve të programit aty, e që ishin emra të njohur të skenës sonë të shoubizit.

Apapapapa! Çka paska ndodhur ore që derdheshin gjithë ata lot?

Përgjigjen e gjeta shpejtë , ngase m’u kujtua edhe programi me të njëjtin skenar të vitit të kaluar dhe gjithçka tani e kisha të njohur dhe të kuptuar, nga se edhe në programin e vitit të kaluar , thuajse krejt njëjtë pati ndodhë , veç se me personazhe tjerë.

Sa keq, ata qanin, mua më shkonte buza në gaz…
I bëja pyetje vetes: O Zot , a ka diçka dhe a mund të ndodhë diçka e tillë, që në një program televiziv, të natës më festive të vitit, si kjo, ku duhet të argëtohet njeriu (shikuesi) bile në këtë natë, të organizohet edhe të shfaqet edhe qarja me lot?

I habitur dhe paksa i zhgënjyer , i drejtohem gruas: Shko në dhomën time, në dollapin tek i kam disa videokaseta të vjetra, të incizuara nga TVP e dikurshme dhe m’i sjell e ta kalojë të sotmen me programe festive , me programe të viteve më të hershme , kur natën ta shkurtonin programet cilësore , të veçanta me këngë , humor e skeçe argëtuese, që edhe sot mbahen në mend .
Mbahen ato në mend se, meqë , me programet e organizuara të asaj kohe vërtetë të bëhej nata festë.

Qofsha i gabuar,por…

Besoj se nuk jam i vetëm me këtë vlerësim! /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË