Nëse ju urreni të përqafoheni, bota mund të jetë një vend paksa sfidues për.

Ju kurrë nuk do ta dini kur dikush që do të takoheni për një kafe do të afrohet, do t’i hap krahët, dhe do vijë t’ju përqafoj.

Opsionet janë të limituara: ju mund ta shmangni përqafimin, mund t’ia zgjatni dorën për t’ia shtrënguar, ose mund t’i tregoni se nuk ju pëlqejnë përqafimet.

Edhe nëse jeni pro ose kundër përqafimeve, këtu i keni të gjitha rreth sjelljes së njeriut dhe përqafimeve:

Pse i njerëzit duan ose urrejnë përqafimet

Pse disa njerëz i dashurojnë përqafimet, kurse në anën tjetër disa të tjerë i urrejnë? Sipas ekspertëve, ka të bëjë me mënyrën se si jemi rritur.

“Tendenca jonë për prekje fizike – duke përfshirë edhe përqafimin, një rrahje në shpinë, ose kapja e duarve me një shok\shoqe – shpesh është produkt i eksperiencave të hershme fëmijërore,” thotë Suzanne Degges-White, profesoreshë në Counseling and Counselor Edication at Northern Illionils University.

Një studim i vitit 2012 i publikuar në Comprehensive Pschology ka gjetur se njerëzit që janë rritur nga prindër që ishin përqafues të shpeshtë ishin më të prirë të japin përqafime kur janë të rritur.

Studimi ka arritur në përfundim se, “përqafimi është një element i rëndësishëm në jetën edukative emocionale të fëmijëve”.

Në anën tjetër, thotë Degges-White, njerëzit që janë rritur pa përqafime, përqafimet e tepërta i bëjnë të ndihen parehatshëm. “Në një familje që nuk kishte demonstrime fizike të prekjeve, fëmijët do të mund të rriten dhe t’i ndjekin hapat e njëjtë me fëmijët e tyre,” thotë ajo.

Ajo vëren shembuj se kur rritesh pa prekje fizike mund të ketë efektin e ndryshëm. “Disa fëmijë rriten dhe kanë nevojë për prekje dhe japin përqafime saqë nuk mund ta përshëndesin një shok ose shoqe pa përqafim ose përkëdhelje në kraharor,” thotë Degger-White.

Nëse jeni rritur në një familje që është përqafuar gjithmonë ose jeni rritur në një mjedis që nuk janë prekur, këta faktorë mund të lënë një ndikim të qëndrueshëm fiziologjik.

Darnicia Narvaez, profesoreshë e psikologjisë në University os Notre Dame, thotë se janë dy mënyra kryesore që mungesa e kontaktit fizik mund të ndikojë në trupin e të rriturit: Mund të shpie deri tek moszhvillimi i nervit vagus, një grumbull nervash që shkojnë në palcën kurrizore deri tek barku, hulumtime të cilat tregojnë se mund të ulin aftësinë e njerëzve për të qenë intim, dhe mund të shpie në moszhvillimin e sistemit të oksitoksinës, gjëndrat që lirojnë hormonin oksitoksin, i cili i ndihmon njerëzit të formojnë lidhje me njerëzit e tjerë.

Si provë, Narvaez merr një grup me jetim nga Rumania, që ishin në qendër të një hulumtimi të bërë në viti 2014 mbi ndikimin e vazhdueshëm të neglizhimit në zhvillimin e mendjes.

Duke u bazuar në studim, jetimët rumenian që ishin të adoptuar kishin të zhvilluar vetëm gjysmën e sistemit të oksitocitit. Ata kishin kontakte të pakta fizike sa ishin në jetimore kështu që nuk shfaqën ngritje të oksitocinit- “hormonin e përqafimit”, thotë Narvaez.

Pa këtë hormon, mund të jetë e vështirë të jeni të shoqërueshëm. Kështu që përqafimet dhe të prekurat janë shumë të rëndësishme për të rinjtë- edhe nëse nuk i pëlqeni plotësisht ata si të rritur.

Vetëbesim dhe problemet me trup gjithashtu kanë një rolë në preferencat e dikujt për përqafimet. “Njerëzit që janë më të hapur ndaj kontaktit fizik me të tjerët kanë nivele më të larta të vetëbesimit,” thotë Degger-White. “Njerëzit që kanë nivele më të larta të ankthit social, në përgjithësi, kanë hezitime të kenë kontakte fizike me të tjerët, duke përfshirë edhe shoqërinë. Dhe frika e dikujt ‘duke e arritur atë’-literalisht dhe figurativisht- mund ti bëjë atë siklet edhe më keq, paralajmëron ajo.

Është gjithashtu edhe një komponent kulturor që ti shmangni përqafimet. Njerëzit në SHBA dhe Angli përqafohen dhe kanë kontakt fizik shumë më pak se njerëzit në Francë ose Puerto Rico, duke u bazuar në një studim të viti 2010 nga Greater Good Science Center në UC Berkerly.

MUND TË JU PËLQEJNË