Për një vit emri i saj ka qarkulluar fuqishëm në media. Ish-“Miss Kosova”, Arbnora Ademaj, pa dyshim, ishte një nga personazhet më intrigues të vitit që po e lëmë pas, shkruan “Kosovarja”.

Bukuroshja sensuale i ka mahnitur fansat me pamjen e jashtme, por jo vetëm. Përtej fytyrës dhe trupit perfekt, ajo ka realizuar disa projekte me rëndësi, që e kanë bërë të ndihet më e plotësuar.

Arbnora zbuloi sekretet e VIP-ave
Për 365 ditë, Arbnora Ademaj, nuk është ndalë së punuari, që ta bëjë emisionin e saj “Zone” në “RTK” më atraktiv e më të ndjekur.

Ajo u është qasur profesionalisht të gjithë të ftuarve që i kishte përballë, duke i bërë ata të nxjerrin një nga një të pathënat.

Nga emisioni i Arbnorës dolën shumë lajme, gjëra interesante e momente emocionuese, që u bënë virale në media online dhe rrjete sociale.

Bukuroshja e ekranit ia doli mbanë që ta përmbushë misionin, të zbulojë më shumë mbi jetën e personazheve të njohur dhe emisionin “Zone” ta renditë mes top-emisioneve më të ndjekura në spektrin e medieve shqiptare.

Me të dy këmbët në botën e filmit
Ndërkohë, Arbnora Ademaj ishte në tentim të vazhdueshëm që në emision të kishte figura tërheqëse për publikun dhe kjo bëri që emri i saj u lakua pafundësisht nga mediet.

Mbi të gjitha, u përfol depërtimi i saj në kinematografinë turke. Arbnora tashmë e ka hedhur hapin e madh në botën e filmit dhe serialeve në Turqi, madje buja e saj atje ishte e madhe.

Bukuroshja rreth depërtimit në kinematografinë turke, tha:

“Ka ndodhur një takim i rastësishëm. U kam pëlqyer si fytyrë dhe më kanë ftuar të jem pjesë e disa filmave dhe disa projekteve që ata kanë në realizim e sipër.

Ata, sigurisht, e kanë kërkuar një femër, e cila ka ndikim në media dhe në rrjetet sociale në pjesën e Ballkanit. Për mua, thënë të drejtën, ishte e pabesueshme”.

Me gjasë, në vitin 2020 misin do ta shohim në ekranin e madh, me rolin e parë dhe pse jo me dikë përkrah, edhe pse ajo flet shumë pak për jetën e saj private… N. Neziri /Kosovarja/

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË