Pritjet nëpër barnatoret në Prishtinë vazhdojnë të jenë të gjata.

Qytetarët po kërkojnë materiale mbrojtëse, të cilat thonë se janë në mungesë.

Mirëpo, ata thonë që ilaçet e tjera që u nevojiten mund t’i gjejnë lehtësisht.

Por Shoqata e distribuimit farmaceutik u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bëjnë panik, ngase thotë se tregu farmaceutik i Kosovës është mjaftueshëm i furnizuar me medikamente, raporton KTV.

Banorët e kryeqytetit, nga paniku kanë vazhduar të furnizohen edhe me ushqime nëpër dyqanet që kanë mbetur jashtë masave të Qeverisë për izolim.

Ata thonë që po i respektojnë këto masa.

Vendimi i Qeverisë për masat shtesë për mbrojtje nga epidemia po respektohet në masë të madhe.

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar që të respektohen masat e marra nga ana e Qeverisë për mbrojtje nga koronavirusi.

MUND TË JU PËLQEJNË