Besnik dhe Vera Sahatçiu – Ora, kanë publikuar në rrjetet sociale disa imazhe, duke treguar çastet e këndshme që po kalojnë nën shoqëri të njëri-tjetrit.

Çifti shihen teksa pushojnë në disa nga resortet luksoze të “Ada Bojanas” në Ulqin.

Prindërit e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, janë duke kaluar disa ditë të mira pushimi në Ulqin.

Ka qenë nëna e këngëtares, Vera, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe dhe video, ku ka shfaqur ndër të tjerash edhe trupin e saj atraktiv në bikini.

Në po të njëjtin vend për pushime, muaj më parë ishin prezent edhe vëllai dhe motra e Ritës, Elena dhe Doni.

Ndërkohë, e gjitha familja ishte së bashku për herë të fundit në Kosovë në prill të këtij viti, ku Rita bashkë me UNICEF erdhi për një mision humanitar në vendlindjen e saj.

MUND TË JU PËLQEJNË