Nuk janë të rralla rastet që fëmijët punojnë punë të rënda, kjo ngase për një apo tjetër arsye janë të detyruar.

Ani pse dihet se arsyeja e parë që i nxit të punojnë janë kushtet e dobëta ekonomike, e që në Kosovë familje të tilla ka shumë, shkruan “Kosovarja”.

Kosova nuk ka të dhëna të sakta rreth numrit të fëmijëve që punojnë punë të rënda, thuhet se janë diku mbi 200 fëmijë që kryejnë punë në moshë të re e që faktishisht me Konventën Ndërkombëtare janë të ndaluara.

Ani pse nenet e kësaj Konvente në vendin tonë kanë mbetur thjesht në letër.

Vetëm po të dalësh në rrugët e Prishtinës me dhjetëra fëmijë janë që kërkojnë lëmoshë, pa i kalkuluar edhe qytetet tjera.

Ka prej tyre që lëmoshën e kanë transformuar në një farë pune ‘të lehtë’për ta. Dikush duke shitur krem banane, dikush shkrepëse e dikush edhe duke pastruar xhama veturash.

Së fundmi, në rrjetet sociale është duke qarkulluar një foto e një fëmije që pastron xhama, e që nga i ftohti që mbretëron këto ditë i ngroh duart në tymin e një autobusi.
Gjersa qytetarët e Kosovës përballen me raste të tilla, që fatkeqësisht nuk janë të pakta, liderët tanë që nga 6 tetori ende shtyhen për pozita e karrige.

Thjesht, shkurt e shqip E TURPSHME./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË